КУЛТУРНА УРБАНА МЕМОРИЈА

KONAKU I VILAJETIT

(photo: Nataša Didenko, 2019)

Konaku i vilajetit, i njohur edhe si Yqymati, është ndërtuar kah fundi i shekullit të 19-të në afërsi të Xhamisë së Mustafa Pashës dhe përballë Kalasë së Shkupit. Në të është vendosur rezidenca e valiut të Vilajetit të Kosovës, i cili ka përfaqësuar pushtetin më të lartë administrativ që kur Shkupi në vitin 1888 është kthyer në qendrën e vilajetit të lartpërmendur. Në këtë objekt ndodhej shtypshkronja e Vilajetit të Kosovës e cila ishte zhvendosur nga shkolla artistike-zejtare “Islihana”. Në livadhin përpara konakut, nën muret e Kalasë, një herë në javë organizohej një nga tregjet më të vizituara të Shkupit, që sipas emrit të objektit ku ndodhej edhe u emërtua si Tregu te konaku. Tërmeti i vitit 1963 e dëmtoi seriozisht konakun, i cili më pas u rinkonstruktua. Sot, ky objekt i madh që ka arkitekturë të thjeshtë dhe përbëhet nga hapësira përdhese dhe një kat, është monument kulturor, në të cilin janë të lokalizuara bizneset private.

Dragi Ǵorgiev (përkthim: Nataša Didenko)



Културна урбана меморија ‒ мапирање на местата на сеќавање (КУМ)

Проект на Институтот за национална историја ‒ Скопје

Финансирано од Министерството за култура на Република Северна Македонија