КУЛТУРНА УРБАНА МЕМОРИЈА

KURSHUMLI HANI

(photo: Nataša Didenko, 2019)

Kurshumli Hani ndodhet në oborrin e Muzeut të sotëm të Maqedonisë, në Çarshinë e Vjetër të Shkupit. Ai u ndërtua në mes të shekullit të 16-të nga Muslihudin Abdul Gani el Madini dhe iu la trashëgim Xhamisë Dyqanxhik të ndërtuar nga i njëjti themelues. Sipas disa pretendimeve, ky han ishte ndërtuar në themelet e një ndërtese më të vjetër nga tregtarët e Dubrovnikut për t'u shërbyer atyre si vendbanim dhe depo e mallrave të tyre. Emrin Kurshumli e ka marrë në shekullin e 19-të sipas çatisë së saj prej plumbi (tur. kurşun ‘plumbi’). Ka një formë katrore dhe një sipërfaqe prej 2,800 metrash katrorë, me 60 dhoma të shpërndara në dy kate. Ndahej në dy pjesë, pjesa më e madhe përdorej për të strehuar tregtarët dhe produktet e tyre dhe kishte hyrjen nga jugu. Dhomat në këtë pjesë të çonin në një oborr të madh të brendshëm me fontanë. Pjesa tjetër strehonte hambarin dhe dhomat e tjera ndihmëse dhe kishte një hyrje të veçantë në anën lindore. Në gjysmën e dytë të shekullit të 19-të u shndërrua në një burg, dhe në periudhën nga 1904 deri në 1917 ai përsëri shërbeu si një han. Që nga viti 1955, ai strehon Lapidarin e Muzeut Arkeologjik të Maqedonisë. Pësoi dëme të mëdha gjatë tërmetit të vitit 1963, pas të cilit u rindërtua. Në afërsi të tij ishte xhamia "Kazanxhiler", e cila u ndërtua në shekullin e 17-të nga esnafi kazanxhi i Skupit, prej nga e mori emrin e saj. Ajo u shkatërrua gjatë tërmetit të vitit 1963. Gjithashtu në anën jugperëndimore të Kurshumli Hanit ishte hamami"Gjylçiler", i ndërtuar në gjysmën e dytë të shekullit të 15-të. Deri në djegien e Shkupit në 1689, ai punoi si një hamam. U shkatërrua nga tërmeti më 1963 dhe sot ka vetëm mbetje të mureve të tij. Ai mbeti i njohur gjerësisht si Hamami Kuru (i thatë) Në të kaluarën, këto tri ndërtesa formuan një tërësi, nga të cilat mbeti vetëm Kurshumli Hani. Sot, ai është një monument culture ku Lapidari është ende i vendosur atje, dhe gjithashtu shërben si një skenë e hapur për mbajtjen e manifestimeve të ndryshme kulturore dhe artistike.


Dragi Ǵorgiev (përkthim: Nataša Didenko)



Културна урбана меморија ‒ мапирање на местата на сеќавање (КУМ)

Проект на Институтот за национална историја ‒ Скопје

Финансирано од Министерството за култура на Република Северна Македонија