КУЛТУРНА УРБАНА МЕМОРИЈА

PARKU I QUTET

(photo: Biljana Ristovska-Josifovska, 2019)

Parku i qytetit në Shkup është parku më i madh i qytetit në Maqedoni dhe daton nga shekulli i 19-të. Pas ndërtimit të shkollës zejtare "Islahane", valiu i Shkupit Hafiz Mehmed Pashai urdhëroi ndërtimin e një parku në afërsi të shkollës. Hapësira fillestare e parkut ishte 16,000 m2. Kronologjikisht, zgjerimi i parkut filloi në vitin 1923, kur një kopshtar austriak e zgjeroi atë në Kopshtinzoologjik të sotëm. Pastaj, më 1925, ai u zgjerua përsëri në stilin e ashtuquajtur "shkolla franceze" nga inxhinieri Protiq, i cili organizonte Administratën e gjelbrimit të qytetit. Në vitin 1931 parku zinte tashmë gjithë hapësirën ngjitur me kanalin pranë argjinaturës dhe në 1933 u përcaktuan shtigjet në të gjithë parkun. Më 1941, pjesa e parë e parkut u finalizua ndërsa rregullimi sistematik i pjesës së dytë filloi me ardhjen e Dr. Slavko Karamanit si drejtor i Kopshtitzoologjik. Gjatë mandatit të tij, u zhvillua sistemi i furnizimit me ujë nga Vardari, u krijuan shtigjet dhe u bë shtimi i florës në park. Gjatë periudhës së luftës, nga viti 1941 deri më 1945, parku pushoi së zgjeruari dhe pësoi dëmtime të drejtpërdrejta me qëllimin e kamuflimit të njësiteve të ushtrive armike. Pas përfundimit të luftës dhe pas çlirimit, parku u zgjerua për 114 hektarë, pasuar nga rinovimi i tij i plotë dhe ndërtimi i përgjithshëm. Në vitin 1963, si rezultat i tërmetit, shtrati i lumit Vardar u rregullua për të parandaluar përmbytjet e ardhshme. Sidoqoftë, kjo solli pasoja edhe për pemët e vjetra, të cilat u thanë për shkak të uljes së ujërave nëntokësore pas rregullimit të shtratit të lumit, kështu që pjesa e re u shemb. Forma aktuale e parkut daton që nga viti 1970, kur përfundoi argjinatura. Sot, parku i qytetit mbulon një sipërfaqe prej 486,000 m2, e cila shtrihet midis rrugës “Leninova” në lindje, bulevardit “Revolucioni i Tetorit” në perëndim, lumit Vardar në veri dhe bulevardit “Ilinden” në jug.

Jane Josifovski (përkthim: Nataša Didenko)



Културна урбана меморија ‒ мапирање на местата на сеќавање (КУМ)

Проект на Институтот за национална историја ‒ Скопје

Финансирано од Министерството за култура на Република Северна Македонија