КУЛТУРНА УРБАНА МЕМОРИЈА

TREGU I GJELBËR

(photo: Nataša Didenko, 2019)

Tregu i gjelbër është një vend ku qytetarët blejnë produkte ditore që u nevojiten për jetën. Ndërtimi i tregut filloi më 9 korrik 1930, me vendosjen e kalldrëmeve dhe rregullimin e tregut dhe përfundoi më 14 shkurt 1931. Për atë qëllim, qyteti i Shkupit kishte aprovuar një hua prej 117 155,46 dinarësh në kurriz të buxhetit të komunës së qytetit të Shkupit për vitin 1930. Më vonë, në vitin 1932, filloi ndërtimi i objektit për ushqimin e kafshëve. Hapja e ndërtesës u bë më 21 tetor 1932 nga tekniku Pero S. Petrovi nga Departamenti Teknik - Shkup. Në vitin 1933, Departamenti Teknik i paraqiti Udhëheqësisë mbretërore të banit një plan për ndërtimin e 8 dyqaneve për shitjen e produkteve të kafshëve në tregun e gjelbër, i cili u aprovua të njëjtin vit nga Gjykata Komunale e Qytetit të Shkupit. Në vitin 1937, u paraqit një projekt i ri për të rregulluar pjesën ekzistuese të tregut. Në fakt, më 30 gusht të të njëjtit vit, Departamenti Teknik vendosi t'i japë Kompanisë së Ndërtimit "Josif Merunka" një vend për të ngritur tenda të reja në treg. Pas ndërtimit, pjesët e mbindërtuara më 21 dhjetor 1937 nga një komision i përbërë nga inxhinierët Evgenj Dakov dhe Sergij Borisov. Tregu i gjelbër ndodhet afër Parlamentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, parkut "Gruaja Luftëtare" dhe Klinikës Universitare të ISHP për Sëmundjet Kirurgjikale “Shën Naumi i Ohrit”. Është një simbol i qytetit të Shkupit, i cili u shërben banorëve të zonës qendrore të qytetit, si dhe një pjese të komunave të Kisela Vodës, Përzhinos dhe Kapishtecit.

Tregu ka gjithsej rreth 750 tenda dhe dyqane ku qytetarët mund të gjejnë një shumëllojshmëri të perimeve, frutave, produkteve të qumështit dhe mishit, tekstile, pajisje, bojra, pajisje sanitare, lloje të ndryshme të aksesorëve dhe produkteve të tjera. Deri më sot, Tregu i gjelbër, përveç që lejon qytetarët të plotësojnë nevojat e tyre të përditshme, shpesh vizitohet nga turistë të huaj që duan të blejnë produkte të freskëta nga Maqedonia.


Nataša Didenko (përkthim: Nataša Didenko)



Културна урбана меморија ‒ мапирање на местата на сеќавање (КУМ)

Проект на Институтот за национална историја ‒ Скопје

Финансирано од Министерството за култура на Република Северна Македонија