КУЛТУРНА УРБАНА МЕМОРИЈА

ARASTA XHAMI

(photo: Nataša Didenko, 2019)

Konsiderohet si një nga xhamitë më të vjetra në Shkup. Nuk dihet kush është themeluesi i saj, por lidhet me emrin e Pasha Jigit Beut pushtuesit të Shkupit, ndërsa ndërtimi i saj i atribuohet shek. XV. Emri Arasta iu dha çarshive të rregulluara bukur, në të cilat shiteshin vetëm disa lloje të caktuara të produkteve. Që këtu konsiderohet se kjo xhami u emërua sipas çarshisë me të njëjtin emër që ekzistonte në suaza të Çarshisë së Vjetër të Shkupit. Dihet që xhamia u rindërtua në shekullin XVIII, por u shkatërrua plotësisht gjatë tërmetit më 1963. Në vitin 2010 ajo u rinovua plotësisht nga Bashkësia Fetare Islame, edhe përkundër kundërshtimit nga Qendra Nacionale Konservatore e Maqedonisë.

Dragi Ǵorgiev (përkthim: Nataša Didenko)



Културна урбана меморија ‒ мапирање на местата на сеќавање (КУМ)

Проект на Институтот за национална историја ‒ Скопје

Финансирано од Министерството за култура на Република Северна Македонија